Më shumë se katër ton kokainë janë kapur gjatë kësaj jave në Panama në tre operacione të ndara.
Në njëren nga këto është arrestuar edhe një guvernator nga partia e Presidentit në pushtet, transmeton portal arbresh.info
Guvernatori i zonës autoktone në rajonin e Karaibeve, Eric Ivan Martello, i cili u emërua nga Cortiso, u arrestua me një burrë tjetër ndërsa po udhëtonin me një makinë në të cilën kishte 79 kilogramë kokainë, të fshehur nën sedilje.
Panama, përmes së cilës sasi të mëdha droge nga Kolumbia kalojnë në rrugën e tyre për në Shtetet e Bashkuara, theu rekordin e saj vjetor të konfiskimeve të drogës vitin e kaluar. Vitin e kaluar, u sekuestruan 91 ton drogë, kryesisht kokainë./arbresh.info/
Kurti udhëton drejt Davosit në Zvicër
Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, priten zhvillime të reja
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...