Volodymyr Zelensky, ish-aktori popullor, I zgjedhur në muajin prill president i Ukrainë, shënoi sot një rekord duke mbajtur një konferencë shtypi që zgjati më shumë se nëntë orë, më e gjata në histori, sipas Agjencisë Kombëtare ukrainase të rekordeve.
Rreth tetë orë pas fillimit të konferencës së shtypit, që u mbajt në një sallë konferncash në qendër të Kievit, një përfaqësues i agjencisë u ngrit për të njoftuar rekordin.
Presidenti, Zelensky reagoi duke manifestuar befasinë e tij dhe duke konfirmuar se ishte një person modest dhe se i urrente festimet.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga presidenti bjellorus, Alexandre Lukashenko, me një konferencë shtypi që zgjati më shumë se shtatë orë, sipas medias ukrainase.
Disa qindra gazetarë ukrainas dhe të huaj iu afruan Zelenskyt rreth një tryeze.
Presidenti ukrainas diskutoi për disa çështje të rëndësishme si konflikti në lindje të Ukrainës, marrëdhëniet me Rusinë apo bisedën e tij telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, zbulimi i të cilit ka bërë që ky i fundit të jetë nën kërcënimin e shkarkimit të ndërmarrë nga demokratët./lajmi.net
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë