Më shumë se 35 mijë vullnetarë nga Evropa dhe Amerika Latine pritet të marrin pjesë në testim, me pjesëmarrësin e parë tashmë të regjistruar, thuhet në deklaratën e kompanisë.
Kompania bioteknike gjermane CureVac ka nisur fazën e fundit të provave klinike për CVnCoV, kandidati i vaksinës kundër COVID-19.
Më shumë se 35 mijë vullnetarë nga Evropa dhe Amerika Latine pritet të marrin pjesë në testim, me pjesëmarrësin e parë tashmë të regjistruar, thuhet në deklaratën e kompanisë.
Pjesëmarrësit e moshës 18-vjeç ose më lart do të marrin dy doza të vaksinës ose placebo (substancë pa efekt terapeutik).
“Të dhënat e sigurisë klinike dhe imunogjenitetit të arritura deri më sot duken premtuese dhe ne shpresojmë që ky testim të vazhdojë të demonstrojë ndikimin e teknologjisë mARN dhe vaksinës sonë për të parandaluar COVID-19, dhe për të ndihmuar në mposhtjen e kësaj pandemie”, deklaroi Dr. Franz-Werner Haas, drejtori ekzekutiv CureVac.
Nëse testet janë të suksesshme, CureVac do të bëhet kompania e dytë gjermane që zhvillon vaksinë kundër COVID-19 pas BioNTech, së bashku me gjigandin e farmacisë amerikane Pfizer, vaksina e të cilit është aprovuar në SHBA dhe në pritje të autorizimit të përdorimit emergjent në Evropë./AA/
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...