Një fluturim i kompanisë ajrore britanike “British AirWays” ishte shtyrë për katër orë, pasi që në “Boingun 777” ishte gjetur një mi, gjë e cila kompanisë i ka kushtuar hiq më pak se 290.000 euro.
Rreth 200 udhëtarëve u ishte thënë se aeroplani nuk mund të fluturojë derisa të mos e largojnë një mi që kishte hyrë brenda.
Sipas ligjeve të Bashkimit Evropian, kompanitë ajrore janë të obliguara që t’i paguajnë nga 600 euro secilit udhëtar në raste të tilla, gjë të cilën kompania edhe e ka respektuar.
“Me këto kushte dhe çmime të mira, e dimë se secili do të dëshironte që të udhëtojë me ne në San Francisko. Megjithatë, ky ishte një klient shumë i vogël, të cilin u detyruam ta hedhim jashtë”, ka thënë zëdhënësi i “British Airways” për “Rusia Today”./Arbresh.info/
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...
Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të zhvillohen brenda 72 orëv...
Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE