Kriza globale e ushqimit do të vazhdojë për aq kohë sa të vazhdojë kjo “luftë kolonizuese”, ka deklaruar Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Kjo luftë mund të duket shumë e largët për ju dhe vendet tuaja. Por rritja katastrofike e çmimeve të ushqimeve tashmë e ka sjellë atë në shtëpi për miliona familje afrikane, si dhe për shumë në Azi, Europë dhe Amerikën Latine”, tha ai për Byronë e Asamblesë së Bashkimit Afrikan, transmeton portal arbresh.info
Duke folur me një lidhje me video, Zelensky tha se disa vende në kontinentin afrikan e kanë veçanërisht të vështirë të mbajnë furnizimet e nevojshme ushqimore, shkruan AA.
Ukraina është një nga furnizuesit kryesorë të grurit në nivel global, por dërgesat e saj kanë ngecur që kur Rusia filloi luftën e saj në vend në shkurt dhe bllokoi portet e saj.
Rusia mohon përgjegjësinë për krizën ushqimore, duke ia fajësuar sanksionet perëndimore.
Sipas Bashkimit Afrikan, sanksionet ndaj Rusisë, në veçanti përjashtimi i saj nga mekanizmi ndërkombëtar i pagesave SËIFT, po pengon disa vende anëtare të blejnë produkte ushqimore.
Megjithatë, BE thotë se sanksionet e tyre nuk synojnë ushqimin dhe plehrat dhe “kushdo që dëshiron të blejë ushqim dhe plehra ruse, mund ta bëjë”.
Zelenskyy tha se Ukraina ishte një nga prodhuesit kryesorë europianë të plehrave, por prodhimi “praktikisht është ndaluar” për shkak të luftës.
Zelesnkyy tha se Rusia po përdor “vuajtjet e njerëzve” për të ushtruar presion mbi vendet që kanë vendosur sanksione ndaj saj.
Ai u bëri thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Afrikan që të sigurohen që zërat e tyre të jenë mjaft të fortë për t’u dëgjuar në arenën ndërkombëtare.
Zelenskyy tha se për të shmangur urinë, përpjekjet ruse “për t’u kthyer në politikën agresive të kolonializmit duhet të marrin fund” pasi “koha e perandorive ka mbaruar”./arbresh.info/
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Ligji hyn në fuqi/ Fëmijët nën 16 vjeç në Australi mbeten pa...
Rozeta Hajdari del sot para gjyqit për rastin e rezervave sh...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...