292 persona kanë vdekur nga epidemia e kolerës dhe 9.447 janë infektuar në qytetin Blantyre në Malavi, njoftoi sot ministrja e Shëndetësisë e këtij vendi afrikan, Kumbize Chiponda.
Kështu, shkalla e vdekjeve u rrit në 3.1 për qind, krahasuar me dy për qind të prillit.
Shumica e vdekjeve ishin në katër rrethet në kufi me Liqenin Malawi dhe në Blantyre, qyteti i dytë më i madh i vendit, sipas agjencisë britanike.
Chiponda tha se shumica e vdekjeve ndodhën sepse pacientët kërkuan ndihmë vetëm në fazat e vona të sëmundjes.
“Kjo është hera e parë që kam përjetuar një kolerë kaq të rëndë para sezonit të shirave,” tha Violet Mota, punonjëse në një nga spitalet, duke shtuar se “më e keqja nuk ka ardhur ende, sepse rastet aktuale janë regjistruar para fillimit të reshje të dendura shiu”.
Malavi duhet të fillojë ende fazën e dytë të vaksinimit të kolerës, pasi 2.9 milionë doza arritën në fillim të këtij muaji nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...