Zyrtarët doganorë turq kapën një ton kokainë të fshehur në kontejnerë me banane, e cila, sipas ministrit turk të tregtisë, Mehmet Musa, është sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në vend.
Kokaina u kap në portin e Mersinit, në jug të Turqisë, në një anije të regjistruar në Liberi, e cila mbërriti në atë port nga Ekuadori, thuhet në njoftimin e zyrës së guvernatorit të Mersin.
Oficerët e doganave filluan operacionin pas një raporti se një anije që lundronte nga Ekuadori mbante një ton kokainë, shtoi deklarata.
Droga u shpërnda në 1000 pako të vendosura në kontejnerë me banane, raporton hurriyet.
Vitin e kaluar, një sasi rekord narkotikësh u kap si pjesë e operacioneve anti-drogë në Turqi dhe u arrestua numri më i madh i të dyshuarve për trafik droge. /Telegrafi/
Turkish custom authorities seize 1 ton of cocaine at Mersin port. https://t.co/BqkJHu5pl0 pic.twitter.com/d2h5BrMxht
— Sevil Atasoy (@sevil_atasoy) June 16, 2021
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...
Eurodeputeti austriak uron Kurtin: Koha për një qeveri të që...