Kina ka akuzuar protestuesit që vandalizuan parlamentin e Hong Kongut të hënën për “veprime të paligjshme” që “shkelin sundimin e ligjit”.
Një grup aktivistësh pushtuan Këshillin Legjislativ (LegCo) për disa orë pas largimit nga një protestë paqësore shkruan Arbresh.info
Qindra policë kanë përdorur gaz lotsjelles ndaj protestuesve për t’i larguar nga ndërtesa.
Pekini i kërkoi hetimin e asaj që e quajti “përgjegjësinë penale të shkelësve të dhunshëm”.
Hong Kong është pjesë e Kinës, por është nën një marrëveshje “një shtet, dy sisteme”, që garanton një nivel autonomie dhe të drejta që nuk shihen në kontinent./Arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...