Banorëve në Kinë, iu është kërkuar t’i largojnë kafshët shtëpiake, nga frika se mund të bartin coronavirusin, apo do t’jua a konfiskojnë.
Shkaku i përhapjes së coronavirusit, që deri më tani ka mbytur 213 njerëz, komitetet e banimit, zyrtarët e fshatrave dhe ndërmarrjet nga provinca dhe komunat e ndryshme, lëshuan urdhrin e rreptë për vendasit, pasi morën udhëzime nga eprorët e tyre për të luftuar epideminë, transmeton Telegrafi.
Në një fshat në Hebei, iu bërë thirrje të gjitha familjeve që ‘të merren me kafshët shtëpiake’ brenda pesë ditëve, përndryshe zyrtarët do t’i ‘trajtojnë në tërësi’.
Derisa një komitet tjetër rezidencial në Shaanxi, udhëzoi banorët që ‘të konsiderojnë situatën e përgjithshme’ dhe të dorëzojnë menjëherë macet dhe qentë e tyre.
Njoftimi erdhi pas konstatimit të ekspertëve më të mirë kinezë, që thanë se edhe kafshët mund të sëmuren me këtë virus edhe të shpërndajnë sëmundje edhe te njerëzit.
Por, Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se kafshët shtëpiake nuk përbëjnë kërcënim, meqenëse nuk kanë gjetur të dhëna se qentë apo macet kanë bartur këtë sëmundje.
Madje, në një zonë në Wuhan, banorëve iu është kërkuar që të mos i ushqejnë qentë endacakë, në mënyrë që t’i mbajnë sa më larg, për të qenë sa më të sigurt.
Që të parandalohet përhapja e coronavirusit, janë krijuar maskat special për qen, të cilat kërkohet të përdoren sa më shumë për qentë.
BE-ja nis parafinancim 61.8 milionë euro për Kosovën në kuad...
Distria Krasniqi kualifikohet në finale të Kampionatit Evrop...
Arrestohet personi i kërkuar për vrasje të rëndë – i s...
Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën
Rikthehet në normalitet transporti publik në Shqipëri, opera...
Kurti pret në takim deputetin e ardhshëm zviceran Arbër Bull...