Përfaqësuesi i Pekinit në Kombet e Bashkuara ka thënë se përdorimi i sanksioneve kundër Rusisë gjatë një rimëkëmbjeje të ngadaltë ekonomike globale është një gabim.
“Faktet kanë vërtetuar se dëshira për përdorimin e sanksioneve nuk do të zgjidhë asnjë problem, por do të krijojë probleme të reja”, tha Zhang Jun në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, transmeton portal arbresh.info
Zhang paralajmëroi se masat – të cilat shumë vende perëndimore vazhdojnë t’i përshkallëzojnë – do të përkeqësojnë krizën e ushqimit dhe energjisë dhe do të dëmtojnë jetesën, sidomos në vendet në zhvillim.
Ai theksoi se Kina është pro armëpushimit në Ukrainë.
“Ne gjithashtu shpresojmë se të gjitha palët do të bëjnë më shumë për të lehtësuar bisedimet e paqes dhe jo për të hedhur benzinë në zjarr,” tha Zhang.
Zyrtarët amerikanë thonë se Rusia i ka kërkuar Kinës ndihmë ushtarake dhe financiare./bbc/arbresh.info/
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...