Kina po përgatit një agresion ushtarak në Tajvan

17:29 | 10 Mars 2021

Një komandant i lartë i SHBA-së paralajmëroi Kongresin amerikan se Kina gjithnjë e më shumë po zgjeron gjurmët e saj rajonale, ndërsa Pekini rrit përpjekjet për të zëvendësuar fuqinë ushtarake amerikane në Azi.

“Unë nuk mund të kuptoj disa nga aftësitë që ata po vënë në fushë nëse nuk është një sjellje agresive”, tha Adm. Philip Davidson, kreu i Komandës Indo-Paqësore të SHBA, në dëshminë e para Senatit, shkruan Cnn transmeton portali arbresh.info

“Unë i shoh ata duke zhvilluar sisteme, aftësi dhe një sjellje që do të tregonte se ata janë të interesuar në agresion”, tha Davidson.

Davidson, i cili në seancë mbrojti kërkesat e buxhetit për miliarda dollarë rreth armatimit, tha se investimi në rritje ishte i nevojshëm për të parandaluar ambiciet ushtarake kineze në rajon.

Ai tutje tha se Pekini ka kryer lëvizje gjithnjë e më kërcënuese, duke përmendur aktivitetin ushtarak kinez rreth Tajvanit, përgjatë kufirit të diskutueshëm me Indinë dhe madje edhe rreth ishujve të SHBA në Paqësor. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara