Kina ka nisur një raketë në stacionin e saj të ri hapësinor, raporton agjencia shtetërore të lajmeve Xinhua.
Pjesë e ekuipazhit janë tre astronautë.
Fluturakja hapësinore u nis nga qendra e nisjes Jiuquan në shkretëtirën Gobi të Kinës veriperëndimore.
Ekipi planifikon të kalojë gjashtë muaj në stacionin hapësinor Tiangong. Ata e kanë për detyrë të vendosin pajisje dhe të testojnë teknologjinë për ndërtimin e ardhshëm në Tiangong. Misioni i kaluar pati qëndruar tre muaj në hapësirë.
Komandanti i misionit, 55-vjeçari Zhai Zhigang, është një ish-pilot luftarak i cili ishte pjesë e misionit të parë hapësinor të Kinës në vitin 2008.
Ai tha se ekipi do të kryejë operacione “më komplekse” në hapësirë sesa misionet e mëparshme.
Ekipi i astronautëve përfshin piloten ushtarake, Wang Yaping, 41-vjeçare, e cila do të bëhet gruaja e parë që viziton stacionin hapësinor kinez. Në vitin 2013, ajo u bë gruaja e dytë kineze që udhëtoi në hapësirë.
Anëtari tjetër i ekipit është Ye Guangfu, një pilot 41-vjeçar nga Ushtria Çlirimtare e Popullit. /rel
Osmani i gëzohet dërgimit të FSK-së në Gaza
Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush nuk ka ...
Reagimi i Vuçiqit dhe paralajmërimi për armatosje, kryediplo...
Trump: Bllokada e porteve iraniane mbetet në fuqi
Caicedo vazhdon me Chelsea deri në vitin 2033
Vdes zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës pasi u rrokul...