Kina ka raportuar 57 raste të reja nga koronavirusi dhe 9 raste të reja që nuk kanë shfaqur simptoma brenda 24 orëve.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në një komunikatë ka thënë se 38 raste e reja janë raste kontakti kurse 36 prej tyre janë nga Pekini. Ky është numri më i madh i të infektuarve në Kinë që nga lehtësimi i masave të izolimit, shkruan arbresh.info
Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Kinë, vendin ku besohet se lindi COVID-19, është 83,132 të infektuar kurse numri i viktimave vazhdon të mbetet i njëjtë 4,634 të vdekur.
Kina nuk llogarit si të infektuar personat që nuk tregojnë simptoma të COVID-19./arbresh.info/
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...