Kina ka kundërshtuar paketën e re të sanksioneve të SHBA-së ndaj Rusisë duke i cilësuar si të paligjshme.
“Ne i bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara të ndalojnë sanksionet pa dallim, të paligjshme dhe të njëanshme”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Pekinit, Lin Jian.
Vendi aziatik, i cili krenohet me një miqësi të pakufishme me Rusinë e Vladimir Putinit, premton të mbrojë të drejtat e kompanive dhe qytetarëve kinezë.
Dje SHBA njoftoi një paketë me rreth 300 masa që synojnë njerëz dhe subjekte, produktet ose shërbimet e të cilëve lejojnë Rusinë të bëjë luftë në Ukrainë dhe të anashkalojë sanksionet.
Njerëzit dhe subjektet në Rusi dhe më gjerë janë në shënjestër. Ka gjithashtu kompani kineze dhe Hong Kong të synuara për sigurimin e teknologjisë me përdorim të dyfishtë për Rusinë që mund të përdoret për qëllime ushtarake./abcnews.al
Presidenti i ardhshëm gjerman do të zgjidhet në janar 2027
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 5
AAK shtron iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës
Integrimi në BE dhe anëtarësimi në KiE, temë diskutimi mes K...
Maqedonci: Projektligji për industrinë e mbrojtjes, hap i rë...
Kanosën një person, katër persona intervistohen në polici – ...