Presidenti i Kinës, Xi Jinpin, u zotua se do ta bëjë ekonominë kineze më të hapur ndaj tregut ndërkombëtar, duke thënë se bota duhet t’i rrëzojë muret. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë konferencës vjetore të tregtisë në Shanghai, ku po merr pjesë edhe presidenti francez, Emmanuel Macron.
“Komuniteti botëror duhet të vazhdojë t’i rrëzojë muret në vend se t’i ndërtojë ato, ta kundërshtojë njëanshmërinë dhe vazhdimisht t’i zvogëlojë barrierat tregtare”, tha udhëheqësi i vendit komunist.
Megjithatë, ai nuk dha ndonjë hollësi për hapat e ardhshëm të Kinës, duke lënë hapësirë që kritikat për tregun e mbyllur të vazhdojnë. Jinping nuk foli as për kritikat e jashtme rreth dështimit për realizimin e reformave të premtuara.
Në anën tjetër, presidenti francez, Emmanuel macron, tha se lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës ka vetëm humbës dhe paraqet pengesë për rritjen e ekonomisë botërore.
Ai tha se shpreson që të dy vendet të arrijnë marrëveshje me të cilën mbrohen edhe interesat e partnerëve të tjerë ekonomikë, duke filluar nga Bashkimi Evropian.
Kreu i shtetit francez kërkoi që hapja e tregut kinez ndaj ekonomisë botërore të bëhet me hapa më të shpejtë dhe që ky treg të jetë më transparent, shkruan “France24”, transmeton Gazeta Express.
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik