Ministri i Jashtëm i Kinës i ka bërë thirrje Koresë së Jugut që të zgjidhë çështjet që pengojnë marrëdhëniet midis dy vendeve, të cilat tani janë “në udhëkryq”.
Lidhjet u përkeqësuan pas vendosjes së sistemit raketor amerikan THAAD në Korenë e Jugut, transmeton portali arbresh.info
Deklarata e Ministrit të Jashtëm Wang Yi erdhi gjatë vizitës së vazhdueshme të të dërguarit të posaçëm të presidentit të Koresë së Jugut, Lee Hae-chan, në Kinë. Ky është udhëtimi i parë nga një zyrtar i Koresë së Jugut në Pekin që kur Koreja Jugore zgjodhi presidentin e ri.
“Ne shpresojmë që qeveria e re (Koresë Jugore) të korrigjojë problemet që kemi hasur dhe të marrë masa dhe qëndrime efektive sa më shpejt për të hequr pengesat që janë vendosur në rrugën drejt marrëdhënieve të mira midis dy vendeve tona”, citohet të ketë thënë Wang Yi./Arbresh.info
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...