Kina ka fshehur koronavirusin nga Perëndimi dhe po shmangë fajin për pandeminë, ish kreu i MI6 ka thënë sot.
Sir John Sawers tha se Pekini nuk ishte i sinqertë kur sëmundja doli në sipërfaqe për herë të parë dhe përballej me zemërim nga komuniteti ndërkombëtar, transmeton portali arbresh.info.

Ai gjithashtu insistoi që Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) përballej me pyetje serioze për dështimin për të mbikëqyrur aktivitetet e Kinës – ani pse sugjeroi se Donald Trump duhet të drejtojë zemërimin e tij drejt vendit në vend të agjencisë së OKB-së.
Komentet vijnë pasi ish sekretari i jashtëm Lord Hague paralajmëroi që Britania e Madhe nuk mund të varet nga superfuqia aziatike për teknologji, pasi kriza dëshmoi se nuk luan sipas rregullave.
Kujtojmë se dje presidenti amerikan bëri një sulm të paparë ndaj OBSH-së, duke deklaruar që do të ngrijë miliona euro në financim./arbresh.info/
Osmani për një mandat të dytë: Në dorën e deputetëve, jam e ...
Nis dëgjimi i dëshmitarit të radhës në rastin “Banjska”, dës...
Hamza: Dje foli populli, sot flasin ata
Walker kundër Speciales: Ish-krerët e UÇK-së po mbahen pa pr...
Mbrojtësi i viktimave: S’është punë e jona të vërtetojmë aku...
Deklaratat e ish-krerëve të UÇK-së pas orës 13:00