Departamenti amerikan i Shtetit ka përshëndetur vendimin e Kinës dhe Koresë Jugore për të stabilizuar marrëdhënies pas një viti tensionesh mbi vendosjen e mbrojtjes së raketave balistike, pasi vendi kërcënohej nga Koreja Veriore.
“Ne jemi të kënaqur të dëgjojmë se Republika e Koresë dhe Kina po krijojnë një marrëdhënie më të ngushtë”,tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Heather Nauert, transmeton portali arbresh.info
“Ne e shohim këtë si sigurim të stabilitetit të mirë në rajon pas kërcënimeve nga Koreja Veriore”, shtoi ajo.
Nauert tha se nuk kishte ndryshim në vendimin e Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara për të vendosur sistemin e mbrojtjes raketore THAAD në Korenë e Jugut për t’u mbrojtur kundër programit raketor bërthamor dhe balistik të Phenianit./arbresh.info/
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...