India dhe Kina janë pajtuar t’i tërheqin trupat e tyre nga kufiri i kontestuar pas një mosmarrëveshjeje të tensionuar që zgjati më shumë se dy muaj.
Ministria e Jashtme e Indisë ka konfirmuar se trupat indiane kanë filluar të tërhiqen nga Doklam pas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve, transmeton Express.
Mosmarrëveshja nisi në mes të muajit qershor pasi India e kundërshtoi, siç tha, tentimin e Kinës për ta zgjeruar një rrugë kufitare rrafshnaltë.
Kjo zonë njihet si Doklam në Indi dhe si Dongland në Kinë.
Ky lajm vjen vetëm një javë para vizitës së kryeministrit indian, Narendra Modi, në Kinë.
Rrafshnalta, e cila shtrihet në një kryqëzim mes Kinës, në shtetin verilindor indian, Sikkim, dhe mbretërinë e Himalajës, Bhutan, është e kontestuar mes Pekinit dhe Khutanit.
India e përkrah Bhutanin në këtë mosmarrëveshje.
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...