Presidenti kinez, Xi Jinping të hënën i tha homologut të tij francez, Emmaneul Macron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel se shpreson që Kina dhe Evropa të zgjerojnë bashkëpunimin, që të ketë një përgjigje më të mirë ndaj sfidave globale.
Në një video-konferencë të përbashkët, Xi po ashtu ka thënë se shpreson që evropianët të luajnë një rol më aktiv në çështjet ndërkombëtare, të arrijnë pavarësi strategjike dhe të ofrojnë mjedis më fer dhe transparent për kompanitë kineze, njoftoi media shtetërore.
Zyra e Merkelit ka konfirmuar se liderët kanë shkëmbyer pikëpamjet e tyre lidhur me raportet midis Bashkimit Evropian dhe Kinës.
“Ata po ashtu kanë biseduar për tregtinë ndërkombëtare, për mbrojtjen klimatike dhe biodiversitetin”, tha zyra e Merkelit përmes një deklarate.
“Po ashtu është biseduar edhe për bashkëpunimin në luftën kundër pandemisë COVID-19, për furnizimet botërore me vaksina dhe për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.
Në muajin maj, Parlamenti Evropian ndaloi ratifikimin e një marrëveshje të re të investimeve me Kinën, derisa Pekini të heqë sanksionet ndaj politikanëve evropianë, veprim ky që acaroi edhe më tej raportet mes Kinës dhe BE-së dhe ndaloi që kompanitë evropiane të kenë qasje më të madhe në Kinë./REL/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...