Së shpejti Kina do të ndalojë të huajt me viza dhe leje qëndrimi të vlefshme kineze, ky një veprim i marrë për të kufizuar numrin e rasteve të viruseve të importuara në vend.
Ministria e Jashtme tha se ndalimi i përkohshëm do të fillojë më 28 mars. Përjashtime do t’u jepen diplomatëve udhëtues dhe mbajtësit e vizave “C” – të huajt që ofrojnë shërbime të transportit ndërkombëtar.
Kina regjistroi një rast të ri të brendshëm dhe 54 raste të reja të importuara të enjten duke e çuar numrin total në 595 raste të importuara në të gjithë vendin. Kishte gjithashtu pesë vdekje të reja të raportuara, duke çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 3,292 persona. /tch/
Abdixhiku: Kurti të përcaktohet nëse do marrëveshje politike...
Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve he...
Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në trye...
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...