Donald Trump dhe Kim Jong-un kanë nënshkruar një dokument pas takimit historik në Singapor me 12 qershor.
Duke iu adresuar rezultateve të negociatave, Trump tha se procesi i denuklearizimit të Koresë së Veriut do të nisë shumë shpejt, ndërsa lideri i Koresë Veriore deklaroi që bota do të shohë një ndryshim të madh, transmeton portali arbresh.info.
Kim Jong-un përsëriti angazhimin e tij për të “përfunduar denuklearizimin e gadishullit Korean”, në një dokument të përbashkët të nënshkruar me Presidentin Trump në Singapor.
Sipas shtypit, teksti nuk përmend “denuklearizimit të plotë, të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm”, megjithatë, ajo riafirmon Deklaratën e Panmunjom, e nënshkruar nga Kim më 27 prill 2018.
Uashingtoni dhe Pheniani gjithashtu angazhohen për të rikthyer të burgosurit e luftës dhe të mbetjeve të personave që kanë humbur jetën në aksion, “përfshirë riatdhesimin e menjëhershëm të atyre që tashmë janë identifikuar”.
Të dy vendet ranë dakord për mbajtjen e negociatave pasuese të udhëhequra nga Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo dhe një zyrtar relevant i nivelit të lartë i Koresë së Veriut, “në datën më të hershme të mundshme”, në mënyrë që të zbatojnë rezultatet e samitit historik./Arbresh.info/
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...