Presidenti kilian Sebastián Piñera ka refuzuar të jetë nikoqiri i një konference të madhe të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike derisa protestat kundër qeverisë vazhdojnë.
Ai tha se vendimi “i kishte shkaktuar shumë dhimbje”, por qeverisë së tij i duhej “për t’i dhënë përparësi rivendosjes së rendit publik”.
Konferenca, e njohur si COP25 ishte caktuar të mbahej në dhjetor.
Kili gjithashtu u tërhoq nga mbajtja e samitit Apec të muajit të ardhshëm, i cili pritej të mlidhte presidentët e SHBA-së dhe të Kinës.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë që presidenti Trump kishte planifikuar të takohej me presidentin kinez Xi Jinping në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor të planifikuar për 15 deri në 17 nëntor, ku do të diskutohej për një marrëveshje të mundshme tregtare.
Të paktën 20 njerëz janë vrarë që prej fillimit të protestave masive. Edhe pse shumica e protestave ishin paqësore, pati edhe incidente vdekjeprurëse të zjarrvënies dhe plaçkitje, si dhe përplasje të dhunshme midis forcave të sigurisë dhe protestuesve.
Kurti komenton deklaratën e Gecit për burgim të përjeshtëm p...
Përurohen transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK
Shqipëria luan miqësore me Luksemburgun në qershor
Dështon mbledhja e komisionit për shëndetësi, shkak kuorumi
FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Koso...
Barcelona ka disa objektiva për merkaton e verës, ndër ta ed...