Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mblidhet të premten për të diskutuar mbi situatën në Lindjen e Mesme.
Vendimi i OKB-së vjen pas deklaratës së SHBA-ve për mbështetjen e dhënë ndaj protestuesve anti-qeveritarë, shkruan “RT”, transmeton portali arbresh.info
Ambasadorja amerikane e OKB-së, Nikki Haley, më parë kishte deklaruar se OKB-ja “duhet të flasë” dhe të mbështesë protestuesit anti-qeveritarë në Iran.
Ambasadori i Iranit në OKB ka hedhur poshtë sulmet e zyrtarëve amerikanë, duke i akuzuar ata për ndërhyrje “groteske” në punët e brendshme të vendit të tij dhe për të inkurajuar ndryshimin e regjimit./arbresh.info/
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore