Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka votuar mbi një rezolutë që vendos një armëpushim 30-ditor në Siri, me qëllim që të dërgohet ndihmë dhe të bëhen evakuimet mjekësore për civilët e ngujuar në Ghoutan Lindore.
Drafti i parë për armëpushim është dërguar nga Suedia dhe Kuvajti, transmeton portali arbresh.info
Rusia vazhdon të këmbëngulë se teksti ka nevojë për ndryshime.
Propozimi erdhi në mesin e përshkallëzimit të dhunës në Ghoutan Lindore, në perfieri të Damaskut, e cila ka parë një valë të re të përleshjeve mes focave qeveritare siriane dhe fraksioneve rebele dhe islamike, duke përfshirë edhe Frontin Al-Nusra, aktualisht i njohur si Jabhat Fateh Al-Sham.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të votonte për dokumentin të premten, por trupi prej 15 anëtarësh u përball me negociata intensive diplomatike, me delegacionin rus që kërkonte ndryshime në dokument.
Moska argumentoi se teksti fillestar ishte “utopik”, pasi koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të në Siri nuk sigurin asnjë garanci se militantët që kontrollojnë zonën do të respektojnë armëpushimin.
Në Ghoutan Lindore kanë mbetur të vdekur më shumë se 400 persona, pasi sulmet ajrore nga forcat qeverisëse sulmuan vendin për pesë ditë rradhazi./arbresh.info/
Vazhdon shkëlqimi i “Makazzes”, Na’Vi e nis me fitore Blasti...
Zbatimi i Ligjit për Automjete dhe të Huaj, Sveçla mbledh zy...
E jashtëzakonshme: Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një n...
Spanja ndan 1 miliard euro të tjera në ndihmë ushtarake për ...
KEDS del me njoftim, tregon se ku do të ndalet rryma nesër
Rasti i rëndë i 5-vjeçarit në Lipjan, reagon Action for Moth...