Këshilli i BE-së miratoi sot rishikimin e Direktivës për lejen e vetme, e cila përcakton procedurën administrative për marrjen e një leje të vetme për të drejtën e punës dhe të drejtën për të qëndruar në BE, si dhe një grup të përbashkët të të drejtat për punëtorët nga vendet e treta.
Sipas deklaratës së Këshillit të BE-së, objektivi i aktit legjislativ, i cili përditëson direktivën e vitit 2011 që është aktualisht në fuqi, është tërheqja e aftësive dhe talenteve që i duhen BE-së dhe heqja e boshllëqeve në drejtim të migracionit legal drejt BE-së.
Rishikimi parashikon një procedurë të shkurtuar aplikimi për një leje të vetme për të drejtën e punës dhe qëndrimit në BE dhe synon të forcojë të drejtat e punëtorëve nga vendet e treta, duke lejuar një ndryshim të punëdhënësit dhe një periudhë të kufizuar papunësie./abcnews.al
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...