Ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader, është liruar me kusht më 4 gusht 2025, pasi vuajti dy të tretat e dënimit prej 18 vjetësh për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës.
Sanader u dënua për tre raste të profilit të lartë: përvetësim fondesh në rastin “Fimi Media”, marrje ryshfeti në “Planinska” dhe dorëzim të kontrollit të kompanisë INA ndaj MOL në këmbim të mitos.
Vendimi për lirimin u mor nga Gjykata e Qarkut në Zagreb, e cila konfirmoi se ai ka përmbushur kushtet ligjore.
Sanader do të jetë nën mbikëqyrje provuese, me detyrim paraqitjeje mujore dhe ndalim për të ndryshuar vendbanimin pa leje gjyqësore. Lirimi ka ngjallur reagime të përziera në Kroaci, mes thirrjeve për drejtësi dhe kritikave ndaj sistemit gjyqësor.
Prania e NATO-s në Kosovë vlerësohet thelbësore për stabilit...
Veldin Hoxha me një supergol barazon rezultatin
Lladrovci nga stadiumi: Jemi këtu për fitore, për Kosovën dh...
Deputeti i VV-së: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy ...
Maduro në Gjykatën e New York/ Kërkon rrëzimin e akuzës për ...
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i ...