Të paktën katër persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një traget u fundos në ishullin turistik të Balit në Indonezi, thanë ekipet e shpëtimit.
Anija mbante 53 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit kur u fundos në orën 23:20 sipas kohës lokale të mërkurën, ndërsa ishte duke udhëtuar për në Bali nga Banyuwangi në bregun lindor të ishullit Java, tha zyra e Surabayas e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit dhe Shpëtimit, raporton BBC transmeton Arbresh.info.
29 të mbijetuar janë shpëtuar, thotë agjencia, ndërsa kërkimet vazhdojnë.
Autoritetet po hetojnë shkakun e fundosjes. Operatori i tragetit i tha medias lokale se anija kishte raportuar probleme me motorin pak para se të fundosej.
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...