Gjermania, Franca, Hollanda dhe Italia njoftuan formimin e një aleance që ka për qëllim negocimin e sigurimit të një vaksine të mundshme kundër koronavirusit në të ardhmen, e cila gjithashtu pritet të jetë e përballueshme për europianët.
Të katër vendet janë bashkuar nën “Aleancën Gjithëpërfshirëse të Vaksinave”, e cila do të sigurojë që Europa jo vetëm që të marrë një vaksinë me një çmim të mirë nga kompanitë farmaceutike, por që aftësitë e prodhimit për Europën të kenë përparësi, transmeton portal arbresh.info
Në një deklaratë, ministria holandeze e shëndetësisë thotë se aleanca synon të punojë me Komisionin Europian dhe tashmë është në bisedime me kompani të ndryshme farmaceutike. Po ashtu, po u ofron vendeve të tjera anëtare të BE-së mundësinë për të marrë pjesë në çdo nismë që rrjedh nga bashkëpunimi.

Për më tepër, zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Shëndetësisë, Hugo de Jonge tha në një letër duke njoftuar iniciativën se aleanca po përqendrohet në “stimulimin e prodhimit të vaksinave në objektet europiane”.
Përderisa qëllimi është që të sigurohet qasja për një vaksinë në Europë, zyrtarët nga aleanca thanë se do të kërkojnë mënyra për të përdorur aftësinë e disponueshme për të siguruar qasje për vendet më të rrezikuara siç janë ato në Afrikë./Politico/ arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...