Për shkak të thatësirës afatgjatë dhe si masë e fundit para reduktimit edhe më të rreptë të ujit, komunat në bregdetin slloven sot ndaluan ujitjen e sipërfaqeve të gjelbra publike dhe pamundësuan dush në plazhe.
Kryetarët e katër komunave bregdetare sllovene, më e madhja prej të cilave është Koper, njoftuan se gjendja aktuale e rezervave ujore është kritike dhe kjo është arsyeja pse ata kanë vendosur të mbyllin të gjitha sistemet e ujitjes për sipërfaqet e gjelbra publike deri në një njoftim të dytë, dushin në plazhe, larjen e oborreve dhe larjen e makinave, transmeton portal arbresh.info
Po kështu, shërbimet komunale u urdhëruan të ulin sasinë e ujit për ujitjen e pemëve dhe hapësirave publike nën lule, ndërsa në tualetet publike u vendosën paralajmërime me thirrje për kursim të ujit.
Autoritetet kanë kërkuar nga hotelet që të ndalojnë mbushjen e pishinave dhe që të informojnë turistët mbi gjendjen e ujit.
Sipas mediave sllovene, një thatësirë kaq e gjatë në këtë zonë nuk mbahet mend që nga viti 2012.
Mungesa e madhe e ujit mund të shmanget vetëm me respektimin e vazhdueshëm të masave të mësipërme dhe me sa më shumë kursime të jetë e mundur, paralajmëruan autoritetet komunale në këtë pjesë të Sllovenisë./arbresh.info/
Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në trye...
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit