Qeveria e Katalonies edhe njëherë ka bërë thirrje për bisedime, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje rreth krizeës së krijuar, por ka paralajmëruar Europën se “në bisedime do të diskutohet vetëm pavarësia e vendit”.
Në një intervistë për Observer, Ministri i jashtëm i Katalonjës, Raul Romeva, ka theksuar se qeveria është e gatshme për bisedime të pakushtëzuara, transmeton portali arbresh.info
“Ne duhet të ulemi dhe të bisedojmë pa asnjë kusht. Shteti spanjoll duhet t’i përgjigjet kësaj pyetje: nëse dëshiron, apo jo dialog të pakushtëzuar. Ne besojmë se gjithmonë ka një mënyrë për të gjetur një zgjidhje. Për t’u ulur dhe për të biseduar dhe mendoj se kjo është mënyra e duhur e të bërit politikë”, tha ai.
Referendumi i pavarësisë, i mbajtur me 1 tetor, ka sjellë trazirat më të këqijat ndonjëherë në politikën spanjolle.
Edhe pse Presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont e pezulloi shpalljën e pavarësisë dhe i dha mundësi dialogut, qeveria spanjolle ka thënë se nuk do të tolerojë mosbindjen e Puigdemont për anulimin e plotë të shpalljes së pavarësisë.
Në referendumin për pavarësi, 90 përqind e qytetarëve në Katalonia kanë votuar pro pavarësisë./arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron