Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur gjatë një përplasje zingjir që ndodhi mes 100 automjeteve në një autostradë në shtetin amerikan të Teksasit.
Përplasja e makinave ka ardhur si pasojë e ngricës, transmeton portal arbresh.info
Stuhia e dimrit goditi pjesë të Shteteve të Bashkuara, e ndjekur nga shi i akullt dhe borë.

Numri i të plagosurve nuk dihet për momentin, pasi policia është ende duke punuar në vendin e aksidentit në autostradën pranë qendrës së Fort Worth në Teksas.
Vetëm në jug të shtetit të Teksasit në qytetin e Austin, më shumë se njëzet automjete u përfshinë në një përplasje në një rrugë të ngrirë, dhe një person u plagos, thanë zyrtarët e shërbimeve të urgjencës.

Paralajmërimet për mot të keq janë në fuqi nga Arkansas në Kentucky, ndërsa meteorologët po njoftojnë për në shumë borë në brigjet qendrore të Atlantikut.

Më shumë se 125,000 familje dhe biznese kanë mbetur pa energji elektike që nga mëngjesi, kryesisht në shtetet amerikane të Kentucky dhe Ëest Virginia, sipas faqes në internet të Poëeroutage.us, e cila gjurmon raportet e furnizimit me energji elektrike.
Ekipet po u përgjigjen thirrjeve të shumta për degë të rënë të pemëve dhe linjave të energjisë, tha policia e Lexington në një mesazh në Tëitter, duke u kërkuar që të shmangin udhëtimet e panevojshme./arbresh.info/
Tough scene to witness in #FortWorth. Crews are forced to use cranes to lift cars off…other cars. No time table for when I-35W is reopening.
Latest is 70+ vehicles involved, more than 30 taken to hospitals, and at least five people dead. #NBCNews pic.twitter.com/5DwQkkDLUM
— Morgan Chesky (@BreakingChesky) February 11, 2021
KQZ nesër fillon dërgimin e fletëvotimeve për votimin me pos...
Abelard Tahiri nga Shkupi: Dielli do të lind përsëri – liri ...
Kosova publikon për herë të parë indeksin e çmimeve të banes...
Partitë opozitare në Serbi akuzojnë pushtetin e Vuçiqit
Haradinaj takohet me Kilajn pas lirimit nga Haga: I urova kt...
Vriten dy ushtarë amerikanë në Siri