Vendvotimet e para janë hapur të hënën në Kanada, ku po mbahen zgjedhjet e parakohshme për të përcaktuar se kush do të bëhet kryeministri i ardhshëm i vendit. Zgjedhjet mbahen vetëm gjashtë javë pasi Mark Carney u betua si kryeministër, duke zëvendësuar kolegun e tij të partisë Justin Trudeau, raporton BBC.
Dy partitë kryesore garuese janë Partia Liberale e udhëhequr nga Carney, të cilët kanë qenë në pushtet për një dekadë, dhe Partia Konservatore, e udhëhequr nga Pierre Poilievre.
Zgjedhjet që pritet të jenë një referendum për gati 10 vjet qeverisje liberale, tani janë të përqendruara në mënyrë të vendosur në atë se kush mund t’i rezistojë më mirë Trumpit, thonë analistët. Votimi vjen një ditë pasi një veturë u përplas në një turmë në një festival rruge në Vankuver gjatë fundjavës, duke lënë të vdekur të paktën 11 persona, përfshirë një vajzë pesëvjeçare.
Gruda realizon gol ndaj Man Unitedit
Temperaturat ekstreme, Jasharaj propozon shtyrjen e mësimit ...
Trepça në epërsi pas pjesës së parë ndaj Sigal Prishtinës
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prish...
Shqipëria mbështet vendimet e Strasburgut – Qeveria jep 30 m...
Arsenali kalon me lehtësi rrethin tjetër në FA Cup