Ministri kanadez për Emigrantë, Refugjatë dhe Shtetësi Ahmed Husein deklaroi se Ministria e tij ka përgatitur plan për emigrantë. Në dokument theksohet se kuota në vitin 2017 për 300.000 emigrantë do të rritet në vitin 2018 për 310.000, në vitin 2019 për 330.000, ndërsa në vitin 2020 në 340.000 persona.
Sipas tij, ekonomia kanadeze ka nevojë për gati një milion emigrantë, sepse deri në vitin 2035 pesë milionë kanadezë do të pensionohen.
Këshilli konsultativ për rritje ekonomike i rekomandoi Trudos ta rrisë numrin e emigrantëve në 350.000 në vitin 2018 dhe nga viti 2020 të fillojë të pranojë nga 450.000 njerëz.
Në periudhën e viteve 2011-2015, kuota e emigracionit në Kanada ishte 260.000 emigrantë. Tradicionalisht në shtet arrijnë refugjatë nga Lindja e Afërt, Azia, Afrika dhe Evropa Lindore, duke përfshirë edhe Rusinë, Ukrainën dhe Bjellorusinë./mia
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...