Kanadaja përballet me emergjencë zjarresh, evakuohen 17 mijë banorë
Një emergjencë për shkak të zjarreve pyjore është duke u përhapur me shpejtësi në perëndim të Kanadasë, ndërsa 17,000 persona janë urdhëruar të evakuohen në provincën e Manitobës, e cila ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
Sipas Qendrës Kanadeze Ndëragjencore të Zjarrit Pyjor, aktualisht më shumë se 166 zjarre janë aktive në të gjithë vendin, prej të cilave 84 konsiderohen “jashtë kontrollit”. Përveç Manitobës, flakët kanë prekur edhe provincat Alberta, Ontario dhe Kolumbia Britanike.
Për të ndihmuar në operacionet e zhvendosjes së banorëve dhe në shuarjen e zjarreve, në terren janë angazhuar Forcat e Armatosura Kanadeze, njoftoi të mërkurën kryeministri i Manitobës, Wab Kinew.
Zyrtarët e emergjencës paralajmërojnë se për shkak të erërave dhe kushteve të thata, situata mund të përkeqësohet më tej në ditët në vijim.
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...