Paketa më e fundit e ndihmës ushtarake kanadeze për përpjekjet e luftës në Ukrainë përfshin sistemin e mbrojtjes ajrore norvegjeze-amerikane, NASAMS së bashku me një numër më të madh raketash.
Për t’i mundësuar Ukrainës të luftojë sulmet me raketa ruse, Kanadaja dhuroi sistemin NASAMS për forcat ukrainase në paketën e fundit të ndihmës ushtarake.
Kanadaja ka dhuruar gjithashtu më shumë se 300 raketa të mbrojtjes ajrore nga inventari i Forcave të Armatosura Kanadeze (CAF) që nga shkurti 2022.
“Ky sistem i mbrojtjes ajrore me bazë tokësore do të ndihmojë Ukrainën të mbrohet nga sulmet ajrore shkatërruese. Mbështetja e Kanadasë për Ukrainën është e palëkundur dhe ne do të vazhdojmë të forcojmë dhe të ndërtojmë mbi kontributin tonë për Ukrainën në luftën e tyre kundër pushtimit rus”, tha ministri kanadez i Mbrojtjes, Bill Blair.
Ky donacion përfshin dy lëshues NASAMS me radarë dhe automjete shoqëruese.
Sistemi NASAMS ka një rreze veprimi prej 30 deri në 120 kilometra në varësi të raketave që kanë rreze dhe karakteristika të ndryshme për këtë sistem.
Arrestohet në Gjakovë i dyshuari për shpërndarje të material...
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...