Qeveria kanadeze njoftoi planet për lehtësimin e sanksioneve ndaj Sirisë, të vendosura gjatë regjimit të ish-presidentit Bashar al-Assad, i cili u rrëzua vitin e kaluar nga forcat kryengritëse të udhëhequra nga grupi islamik Hayat Tahrir al-Sham.
Ky hap synon të ofrojë ndihmë humanitare dhe të mbështesë kalimin në një të ardhme paqësore dhe gjithëpërfshirëse. Kanada do të alokojë 84 milionë dollarë kanadezë për ndihma humanitare dhe do të lehtësojë sanksionet për gjashtë muaj për të mbështetur demokratizimin dhe stabilizimin e vendit. Në deklaratë thuhet se “këto sanksione janë përdorur si një mjet kundër regjimit të Assad dhe lehtësimi i tyre do të ndihmojë në mundësimin e dërgimit të qëndrueshëm dhe të sigurt të ndihmës, do të mbështesë përpjekjet e rindërtimit lokal dhe do të kontribuojë në një rikuperim të shpejtë për Sirinë.”
Gjithashtu, do t’u lejohet kanadezëve të kryejnë transaksione financiare për qëllime demokratizimi dhe ndihme humanitare, duke përdorur banka të autorizuara si Banka Qendrore e Sirisë.
Ndërkohë, ambasadorja e Kanadasë në Liban, Stefanie McCollum, është nominuar për të shërbyer në një rol paralel si ambasadore jo-rezidente në Siri.
Shumë shtete perëndimore, përfshirë Kanadën, vendosën një gamë sanksionesh ndaj Sirisë nën regjimin e presidentit Bashar al-Assad, i cili u rrëzua në fund të vitit të kaluar nga forcat kryengritëse të udhëhoqura nga Hayat Tahrir al-Sham./ abcnews.al
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...