Në xhamitë dhe mesxhidët në Kanada, për herë të parë është lejuar që ezanet e disa kohëve të namazit gjatë muajit të Ramazanit të thirren nga altoparlantët, raporton Anadolu Agency (AA).
Komunat e qyteteve Toronto, Edmonton, Ottawa dhe Hamilton, nga fillimi i Ramazanit vlerësuan kërkesat qytetarëve muslimanë dhe lejuan që ezanet e drekës, ikindisë dhe akshamit të thirren nga altoparlantët.
Imam hatipi i xhamisë Mountain në Hamilton, Seyid Tora, në deklaratën për AA pas namazit të xhumasë me pjesëmarrje të ulët tha se ky është moment historik për komunitetin musliman në Kanada.
“Ezani është një ftesë hyjnore që i thirr njerëzit në adhurim. Është e rëndësishme që të gjithë ta dëgjojnë këtë thirrje”, tha Tora, duke treguar se për herë të parë edhe fqinjët e tyre e dëgjojnë ezanin.
Ai tha se do të vazhdojnë përpjekjet që ky zbatim të vazhdojë edhe pas Ramazanit.
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...
Përgatitjet për zgjedhjet e së dielës, KQZ me mbledhje nga o...
Arrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, BIK publikon pam...
Trump: Mund të takohem me liderin e ri të Iranit nëse ka një...
Arrestohet një person në Ferizaj, kapet me thikë dhe nën ndi...
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person