Të paktën gjashtë nga 39 personat e gjetur të vdekur në një kamion në Essex mund të kenë qënë nga Vietnami.
BBC di për gjashtë familje vietnameze që kanë frikë se të afërmit e tyre janë ndër viktimat, transmeton portali arbresh.info
Aty dyshohet të ketë vdekur edhe Pham Thi Tra My, 26 vjeç, e cila për herë të fundit është dëgjuar me nënën e saj përmes mesazheve, kur ndër të tjera i shkruante ‘se nuk mund të merrte frymë’.
Mesazhi i saj dërguar familjes ishte: “Po vdes, nuk po mund të marr frymë. Ju dua shumë Mami dhe Babi. Më fal mami!”
Një burrë u arrestua më herët në Aeroportin Stansted me dyshimin e vrasjes dhe komplotit ndaj trafikut të njerëzve.
48-vjeçari nga Irlanda Veriore është personi i katërt që arrestohet në lidhje me hetimin.
Dy persona nga Ëarrington po mbahen nën dyshimin e vrasjes dhe komplotit ndaj trafikut të njerëzve dhe shoferi i kamionit është në paraburgim nën dyshimin e vrasjes.
Vëllau i vietnamezes që dyshohet se ka vdekur, tha se ka paguar rreth 30 mijë pound për dërgimin e motrës në Britani të Madhe dhe se vendndodhja e fundit e saj ishte Belgjika.
Ndërkohë, të afërmit e Nguyen Dinh Luong, 20 vjeç, kanë thënë gjithashtu se kanë frikë se ai është ndër 39 viktimat.
Kjo është konsideruar një tragjedi nga të gjithë autoritete në Britani të Madhe./arbresh.info/
Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për të dyshuarin për...
Ngjarje e rëndë në Ankara: Babai merr peng vajzën 3-vjeçare,...
Kryeministri britanik: Koha më e rrezikshme, duhet përgatitj...
Tensionet Izrael–Liban përshkallëzohen, sulmi ajror lë tre t...
Dua Lipa kompenson banorët e Palermos pas protestave për das...
Rama promovon investitorët e Zvërnecit me shembullin e një r...