Kandidatja e demokratëve për presidente të SHBA, Kamala Harris ka pranuar ftesën e CNN-për një debat të dytë presidencial kundër ish-presidentit Donald Trump.
Ky debat është parashikuar të mbahet më 23 tetor, më pak se dy javë para ditës së zgjedhjeve, të cilat mbahen më 5 nëntor.
“Nënpresidentja Harris është gati për një mundësi tjetër për të ndarë një skenë me Donald Trump dhe ajo ka pranuar ftesën e CNN për një debat më 23 tetor,” tha kryetarja e fushatës, Jen O’Malley Dillon, në një njoftim për shtyp.
Ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump ka ende kohë për të pranuar ftesën e CNN, ndërsa rivalja e tij Harris shkroi në X duke thënë se shpreson se ish-presidenti do të përballet me të.
“Do të pranoj me kënaqësi një debat të dytë presidencial më 23 tetor. Shpresoj që Donald Trump do të bashkohet me mua”, ka theksuar Kamala Harris/abcnews.al
Moti sot në Kosovë
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin