
(240628) -- BRUSSELS, June 28, 2024 (Xinhua) -- Estonian Prime Minister Kaja Kallas speaks at a press conference after a European Council summit in Brussels, Belgium, June 28, 2024. (Xinhua/Zhao Dingzhe)
E ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas tërhoqi vëmendjen, që të mos i imponohet Ukrainës shkëputja e territoreve në favor të Rusisë. “Ne nuk duhet të harrojmë, që Rusia është agresori dhe Ukraina viktima”, tha Kallas pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg. “Nuk është rruga e duhur, të ushtrohet presion ndaj viktimës,
Ukrainës”, shtoi ajo. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të premten (17.10. 2025) priti në Shtëpinë e Bardhë presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyj.Sipas njoftimeve në media Trump i ka kërkuar Zelenskyjt, që t’i japë fund luftimeve dhe të pranojë pushtimin rus të një pjese të Ukrainës.
Berlini pret nga samiti i BE-së një “sinjal të qartë mbështetjeje” për Ukrainën
Në sfondin e takimit të paralajmëruar ndërmjet presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin në Budapest, qeveria e Gjermanisë pret nga samiti i BE-së këtë javë një “sinjal të qartë mbështetjeje” për Ukrainën. Veçanërisht në sfondin e një takimi të ,mundshëm Trump-Putin në Budapest vlen motoja “ne nuk e lemë Ukrainën në baltë”, thuhet në qarqet qeveritare në Berlin.
Në takimin e kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të enjten dhe të premten (23.10. – 24.10. 2025) në Bruksel fokusi do të jetë konkretisht një “financim afatgjatë i Ukrainës”, mësohet më tej. Qeveria gjermane pret, që në samit të ketë një “vendim politik” lidhur me pasuritë ruse të ngrira në Europë. Pavarësisht “një sërë” çështjesh të hapura teknike, po konturohet një “konsensus i gjerë” për përdorimin e pasurive të ngrira ruse për një të ashtuquajtur kredi reparacioni për Ukrainën.
Presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi nis negociatat për të sigur...
Kontraktorët dëmtojnë gypin, ndërpritet furnizimi me ujë në ...
Aksident fatal në rrugën Gjakovë–Prizren, humb jetën një 81-...
Cilat janë dyshimet ndaj tre kryesuesve të QKN nga grupi i p...
Të paktën 61 viktima në Afganistan, shkak reshjet e dendura ...
Seanca dëgjimore për manipulim votash, i pranishëm Avokati i...