Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker i bëri thirrje sot Turqisë t’i respektojë vlerat demokratike nëse dëshiron që të bëhet anëtare e BE-së.
“Një vit pas tentativës për puç në Turqi, Evropa ende i jep dorën vendit”, shkruan Junker në shkrimin e publikuar në numrin javor të gazetë gjermane “Bild”.
Negociatat për hyrë të Turqisë në BE tashmë me vite janë në një pikë të vdekur.
“Është e domosdoshme që Turqia të demonstrojë vullnet që të jetë vend evropian dhe me vendosmëri të vendosë si bazë të saj vlerat evropiane” shtoi Junker.
Junker i përmendi edhe debatet për kthimi e dënimit me vdekje në Turqi. “Nëse kjo ndodh, dera për anëtarësi në BE do të jetë përfundimisht e mbyllur”, thuhet në shkrim.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dje në shënimin e përvjetorit të parët të tentativës për puç shtetëror më 15 korrik premtoi se “do t’i presë kokat tradhtarëve”
Erdogani deklaroi se do të rivendosë dënimin me vdekje në Turqi, nëse Parlamenti miraton një ligj të tillë.
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...