Presidenti i vetëshpallur dhe i mbështetur nga fuqitë e mëdha, Juan Guaido ka falënderuar kryediplomatin kosovar Behgjet Pacollin për mbështetjen ndaj Venezuelës.
“Faleminderit ministri Pacolli dhe qeverisë së Kosovës për qëndrimin e vendosur në përkrahjen e kauzës venezuelase. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të rivendosur demokracinë tonë dhe të arrijmë zgjedhje të lira në Venezuelë”, shkruan Guaido, transmeton portali arbresh.info.
Guaido i është përgjigjur reagimit të ministrit të jashtëm Pacolli ndaj një sulmi që iu bë konvojit të tij jashtë Parlamentit të Venezuelës.
“Skenat e dhunës dhe frikësimit kundër kryetarit të Asamblesë janë shqetësuese. Kjo duhet të ndalojë. Kosova është e vendosur në mbështetjen e saj për Juan Guaidon dhe njerëzit që punojnë me të për të udhëhequr Venezuelën drejt zgjedhjeve demokratike dhe nxjerrjen nga kriza të popullit. Maduro duhet të shkojë”, thuhej në shkrimin e Pacollit.

Shteti i Kosovës e njeh kreun e opozitës së Venezuelës, Juan Guaidó, si President i përkohshëm i Venezuelës./arbresh.info/
Shpallet thirrja për zgjedhjen e një anëtari joprokuror në K...
Shteti nis përgatitjet për Epopenë e UÇK-së, miratohet edhe ...
Dy të kërkuar ekstradohen brenda 48 orëve
Trafiku Urban tregon cilat kategori lirohen nga pagesa nëse ...
Spiropali: Partneriteti me Zvicrën, i rëndësishëm për rrugët...
Zelensky “prezanton” për herë të parë zyrën e tij në bunker