Gjermania do t’u qëndrojë pranë rreth tre milionë turqve që jetojnë atje, ka deklaruar Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel.
Përmes një letre të hapur, të publikuar në gazetën gjermane Bild, Gabriel tha se Gjermania duhet të kujdeset për njerëzit e saj dhe se nuk është në grindje me popullin e Turqisë në asnjë vend, transmeton portali arbresh.info
“Ne duhet t’i mbrojmë qytetarët tanë”, ka shkruar ai. “Përkundër marrëdhënieve të vështira politike mes Gjermanisë dhe Turqisë, një gjë është e qartë, që ju, njerëzit që jeni me origjinë turke në Gjermani, i përkisni këtij vendi, pavarësisht nëse keni shtetësi gjermane apo jo”.
“Ne gjithmonë kemi synuar për marrëdhënie të mira me Turqinë, sepse ne e dimë se marrëdhëniet e mira janë të rëndësishme për ju (turqit gjermanë),” shtoi Gabriel në letrën, e cila u botua edhe në turqisht.
Zyrtarët në Gjermani janë të shqetësuar për veprimtaritë sekrete nga shërbimet e sigurisë të Ankarasë në mesin e turqve që jetojnë në Gjermani.
Tensionet dypalëshe janë rritur ndjeshëm gjatë arrestimit të dy aktivistëve gjermanë për të drejtat e njeriut në Stamboll./Arbresh.info
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...
Në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali, ekstradohe...
Trump: Duam të flasim me Iranin, por nuk kemi me kë
Ulet me 20% akciza e karburanteve në Shqipëri