Jordania ka hedhur nga ajri ndihma mjekësore në Rripin e Gazës, ku Izraeli vazhdon sulmet prej më shumë se 4 muajsh. Në deklaratën me shkrim të ushtrisë jordaneze thuhet se Forcat Ajrore jordaneze hodhën ndihma mjekësore nga ajri në Gaza për të 12-tën herë.
Materialet e ndihmës janë ulur me parashutë në spitalin fushor “Jordan” dhe se ndihma është dorëzuar në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar.
Më tej theksohet se Jordania mbështet popullin palestinez në Gaza, i cili është nën sulmet izraelite.
Jordania ka 5 objekte shëndetësore në territoret palestineze, 2 prej të cilave janë spitale në terren të menaxhuara nga personeli ushtarak në Rripin e Gazës.
“Fitore historike”, Ambasada e ShBA’së uron Kosovën për ndes...
Rubio flet me kryeministrin e Irakut për naftën dhe sulmet i...
Murati: Të hënën miratohet shpërblimi prej 500 mijë eurosh p...
Policia i kapë dy persona në Prishtinë duke vjedhur naftë
53 aksidente trafiku brenda 24 orëve
Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Pe...