Sekretari i Jashtëm i Britanisë, Boris Johnson, ka sugjeruar që Rusia duhet t’i bashkohet koalicionit perëndimor në Siri.
“Rusia mund t’i ndihmojë sirianët nga tirania”, ka shkruar ai për The Telegraph, transmeton portali arbresh.info.
“Assad është ngritur me ndihmën e rusëve dhe iranianëve dhe me anën e rreptë nuk e ka përdour vetëm në Aleppo, por pothujase në të gjithë Sirinë”, ka theksuar ai.
“Bashar al-Assad ka kryer veprime të pamatura, së fundmi duke vrarë edhe popullin e tij me armë kimike”.
Johnson gjithashtu ka theksuar se qeveria e Assadit ka kryer sulm kimik në Ghouta, në vitin 2013.
“Ai (Bashar al-Assad) mësoi se të kalonte vijat e kuqe pa u ndëshkuar nga Perëndimi”, vazhdon me tej Johnson.
“Rusët e shpëtuan, rusët mund të ndihmojnë të heqin atë, përmes një procesi me mbikqyrje të kujdesshme të tranzicionit”.
Johnson më tej ka shkruar se Assad është ‘helmues’ dhe se është koha që Rusia të hap sytë për këtë fakt./Arbresh.info
Britania e Madhe dëbon një diplomat rus si kundërpërgjigje n...
Komuna e Prishtinës nis mbledhjet për vlerësimin e dëmeve ng...
Ambasada e SHBA-së thotë se vendimi i KQZ-së për Listën Serb...
Orët e fundit të merkatos – Mesfushori i Bayernit në &...
Policia del me një njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovë...
Identifikohet tifozi i Albacates që hodhi lëkurë banane ndaj...