Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë se ndalimi i shitjes së armëve për Izraelit do të ishte “çmenduri”. Ai ka kritikuar sekretarin e Jashtëm, David Cameron, për heshtjen mbi debatin për shkurtimin e shitjeve ndaj Izraelit.
Forcat izraelite të Mbrojtjes nisën sulme ajrore të hënën, duke vrarë tre punëtorë humanitarë britanikë që ishin me organizatën “World Central Kitchen”. Pas kësaj, ligjvënësit e partive të mëdha politike i kanë bërë thirrje qeverisë që t’i japë fund tregtimit të armëve me Izraelin.
Izraeli ka thënë se sulmi ishte një “gabim i rëndë”.
Megjithatë Johnsoni e ka mbrojtur Izraelin. Ai ka theksuar se nëse Britania dhe SHBA-ja nuk i japin mbështetje, Izraeli do të pengohet të arrijë objektivin e vet, “mbarimin e Hamasit si forcë ushtarake në Gaza”.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Detaje nga vrasja në Memaliajt, vëllai i dorasit i plagosur ...
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...