Sulm i ashpër kundër Donald Trumpit nga ana e republikanit John McCain. Duke folur në konferencën e Mynihut mbi sigurinë, McCain ka kritikuar disa zgjedhje kontradiktore të Trumpit, por pa e përmendur emrin e tij. Duke filluar me një ndryshim të kursit në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë nga “vlerat universale”, që kanë formësuar Aleancën.
Në fjalën e tij, senatori argumenton se sot themeluesit e konferencës së Mynihut “do të alarmoheshin nga një largim prej vlerave universale, duke shkuar drejt lidhjeve të vjetra të gjakut, racës dhe atyre partiake”. “Ata do të ishin – vazhdoi ai – të alarmuar nga rritja e paaftësisë, si dhe nga mungesa e vullnetit, për të ndarë të vërtetën nga gënjeshtrat.”
“Do të ishin alarmuar nga fakti se gjithnjë e më shumë amerikanë duket që po flirtojnë me autoritarizmin”, shtoi ai. /bota.al
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron