Kandidati presidencial nga Demokratët, Joe Biden ka thënë se i ndjeri George Floyd do të ndryshojë botën.
Pas një takimi privat me familjen e Floydit në Houston të Teksasit për të ofruar ngushëllimet e tij, Biden tha për CBS news që vdekja e tij ishte “një nga pikat e mëdha të goditjes në historinë amerikane”, transmeton portali arbresh.info
Vrasja e afro-amerikanit George Floyd në duart e oficerit të bardhë ka nxitur protesta mbarë botërore.
Një shërbim privat funerali do të mbahet në Houston më vonë të martën.
Biden ka kritikuar ashpër Presidentin Donald Trump, i cili po garon për rizgjedhjen si kandidat republikan në 3 nëntor, duke e akuzuar atë në fundjavë për bërjen e vërejtjeve “të neveritshme” për Floyd.
Vetë politikani demokrat u akuzua së fundmi se i mori për të mirëqena votat e të zinjve amerikanë si të mira kur tha se afrikano-amerikanët “nuk janë të zinj” nëse ata madje konsideronin votimin për zotin Trump./arbresh.info/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...