Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, tashmë ka arritur në Bruksel, ku pritet të zhvillojë shumë takime të ndryshme me liderët botëror.
Biden pritet të marrë pjesë nesër në samitin e NATO-së dhe vendeve të G7.
Sipas “CNN“, qëllimi i këtyre takimeve, është koordinimi i veprimeve të përbashkëta për sigurinë energjetike të Evropës, përcjell arbresh.info.
Ndërsa Shtëpia e Bardhë, ka konfirmuar se presidenti amerikan do të takohet edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATOS-s, Jens Stoltenberg, për të diskutuar për çështjen e ndërlikuar mes Ukrainës dhe Rusisë, ku pritet edhe të merren disa vendime për përkrahjen e shteti ukrainas.
Ndryshe, Biden do të vizitojë edhe shtetit e Polonisë, i cili shtet deri më tani ka mirëpritur më së shumti refugjatë ukrainas, ndërsa sipas mediave amerikane, ai pritet të vendos edhe sanksione të tjera në drejtim të Rusisë. /arbresh.info/
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore